back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeShënohet me aktivitete 4-vjetori i themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Shënohet me aktivitete 4-vjetori i themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Me rastin e 4-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Parlamenti Studentor ka organizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve.

Shënimi i këtij përvjetori ka nisur me disa lojëra rekreative për studentë në oborrin e Universitetit, ku janë përfshirë një numër i madh studentësh.  Në një njoftim nga universiteti “Isa Boletini” thuhet se në  këtë kuadër studentët kanë organizuar edhe një vizitë në kampusin e ri universitar, ku së shpejti pritet të zhvendoset Universiteti “Isa Boletini”.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Fitim Latifaj, tha se janë impresionuar me objektin e ri që pothuajse është gati për t’i pritur studentët.

Ai tregoi se përveç këtyre aktiviteteve, Parlamenti i Studentëve ka organizuar edhe një debat me studentë dhe mësimdhënës të Universitetit të Mitrovicës dhe Universitetit të Gjilanit, për të ardhmen e universiteteve të reja. Sipas tij, aktivitetet do të përmbyllen me gara në sporte të vogla. Latifaj, tha se aktivitetet në përgjithësi kanë kaluar mirë dhe janë mirëpritur prej studentëve.

Ai falënderoi drejtuesit e Universitetit për mbështetjen sa i përket organizimit të këtyre aktiviteteve dhe uroi të gjithë studentët dhe mësimdhënësit për këtë përvjetor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz