back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeShenjat e tmerrshme nga sulmi i një tigri (Foto, +18)

Shenjat e tmerrshme nga sulmi i një tigri (Foto, +18)

Të ngjajshme

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e...

Disa muaj më parë, teksa ndodhej për peshkim me miqtë e tij, u sulmua befasisht nga një tigër, që nuk ja doli mbanë t’i marrë jetën, por e shpërfytyroi përgjithmonë.

Hashmot Ali, nga jugu i Bangladeshit zbuloi për herë të parë fytyrën e vet që pas sulmit. Pamjet janë vërtet të rënda. Atij i mungon thuajse gjysma e fytyrës, pasojë e sulmit.

Si të mos mjaftonte sulmi i kafshës së egër, Ali vuan tashmë edhe paragjykimet e fshatit ku jeton. Baba i tre fëmijëve, ai thotë për mediat indiane se druhet që vajza e tij nuk do të arrijë të gjejë një burrë dhe gjithçka për fajin e tij.

Tigri e sulmoi atë në momentin kur Ali po flinte në varkë. Felini i shkuli gjysmën e fytyrës vetëm me një të kafshuar, ndërsa u përpoq ta tërhiqte atë më vete, por u tremb nga grupi tjetër i peshkatarëve që ndodheshin me të, transmeton tch.

Kur mbërriti në spital, mjekët i thanë se nuk mund të bënin asgjë për riparimin e fytyrës së tij dhe vendosën t’i mbyllnin plagët. Ali shpreson që një ditë të kryejë një operacion plastik, megjithëse është i vetëdijshëm që kushton shumë.

1

2

3

4

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz