Një studim i fundit nga Universiteti i Georgias ka zbuluar një lidhje surprizuese mes adhurimit të yjeve të shoubizit dhe karakteristikave të narcisizmit.
Psikologët kanë gjetur se sa më shumë dikush të admirojë të famshmit, aq më shumë ka tendencë të ketë trende të narcizizmit të brishtë, që përfshijnë një ego të brishtë, frikë të thellë nga refuzimi dhe një shqetësim të tepërt për imazhin e vet, transmeton klankosova.tv.
Ky studim gjithashtu ka treguar se individët që ndihen më të ngjashëm me idhujt e tyre të famshëm janë më të prirur të zhvillojnë këto tipare.
Ndikimi i kulturës së yjeve, veçanërisht përmes platformave si TikTok dhe Instagram, po rritet, dhe kjo mund të ndikojë në mirëqenien emocionale të individëve.
Sipas mail online, në këtë hulumtim morën pjesë 215 studente kryesisht femra, të cilat u pyetën mbi ndjenjat e tyre për të famshmit, vlerat materialiste dhe tiparet narcisiste.
Të dhënat treguan se sa më shumë të ishte adhurimi i yjeve, aq më shumë mund të shfaqeshin trende të narcisizmit të brishtë.