Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës do të fillojë faza e parë e vitit të ri shkollor.
Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.
Mësimi ka filluar edhe në shkollat e komunës së Skenderajt.
Në një postim që ka shpërndar Bekim Jashari, kryetari Skenderajt, shihet disatnca që mbajnë nxënësit para se të futen në shkollë.
Jashari ka përgëzuar nxënësit për diciplinën e treguar dhe shembull që duhet ndjekur të tjerët.
“Shëmbull që duhet ndjekur. Ju lumtë nxënës të dashur! Një fillim të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tone!”, ka shkruar Jashari.
E në një shkollë të Prishtinës shihet grumbull i madh nxënësish, të cilët nuk respektojnë asnjë masë anti-covid./DrenicaPress