BallinaLajmeShembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar...

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës: Të hapur të bashkëpunojmë me Prokurorinë

Të ngjajshme

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Fillojnë të mblidhen veteranët për protestën e thirrur nga OVL-UÇK

Në sheshin e kryeqytetit, saktësisht para Kuvendit të Kosovës...

Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

Opinionistja, Aida Dërguti ka marrë pjesën në protestën e...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pezulluar nga puna dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës për punimet pranë rrugës “Don Shtjefën Kurti”, e cila u shemb dje në mesditë.

Rama shkroi se “punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar”.

“Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, kam ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përgjegjësve komunal. Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën”, njoftoi Rama.

Ai tha se “çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerushme”.

“Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, jemi të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre”, shkruan kryetari i Prishtinës në një postim në Facebook.

Njëkohësisht, Rama tha se “edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës”.

“Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore. ❌Zero tolerancë ndaj askujt”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz