BallinaLajmeShembja e rrugës në kryeqytet, Prokuroria interviston personin përgjegjës të kompanisë –...

Shembja e rrugës në kryeqytet, Prokuroria interviston personin përgjegjës të kompanisë – Iniciohet rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Të ngjajshme

Qeveria miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës

Qeveria ka miratuar vendimin. Janë ndarë 500 mijë euro për...

Bikini të zeza, forma perfekte, Ada merr vëmendje direkte

Ish-konkurrentja e Përputhen, Ada, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve...

Po e vazhdojnë shoqërinë jashtë BBVK-së, takohen Hygerta, Klodi dhe Sasa

Tre ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Hygerta, Klodi...

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, është shembur të dielën gjatë ditës.

Kjo rrugë e cila tashmë është bërë e pakalueshme, ka nxjerr në punë edhe Policinë e Prokurorinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për lajmi.net ka treguar se kanë filluar hetimet. Ata kanë thënë se është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se është autorizuar Policia e Kosovës dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë. Prokurori i shtetit ka inicuar rastin për veprën penale  ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu,  janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim te zbardhjes së plotë të kësaj çështjeje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala për lajmi.net.

Në lidhje me rastin, detaje përmes raportit 24 orësh ka dhënë sot edhe Policia e Kosovës.

“Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshmeLidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica dje nga vendi i ngjarjes ka thënë se po merren “masat fillestare” pas kësaj shembje të rrugës.

Ai tha se “shkaku ende nuk dihet sepe është ende herët që të flitet”, por shtoi se pronari i një ndërtese në afërsi është ftuar nga Policia për intervistim. Ndaj tij, ai tha se “sipas të gjitha gjasave do të inicohet edhe rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

“Shkaku ende nuk dihet sepse është ende herët që të flitet. Policia është në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, me Inspektoratin e Ndërtimit, KEDS-i, ujësjellësi, pra të gjitha ekipet. Për momentin janë duke i marrë masat fillestare të sigurimit të vendit”, tha Fushtica.

Që nga dita e djeshme kur edhe është shembur rruga një pjesë e madhe e kryeqytetit nuk ka ujë e as rrymë.

Sipas njoftimit të KRU-Prishtinës dhe KOSTT-it, uji dhe rryma do të rikthehen për qytetarët sapo të rregullohen dëmet e shkaktuara.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se primare për komunën është restaurimi i rrymës dhe ujit.

“Kemi qenë mbrëmë deri në orët e vona këtu për të sanuar problemin. Të gjitha ekipet tona, edhe nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave dhe ekipe të tjera kanë ardhë për të ndihmuar sanimin e çështjes dhe me pa nga afër se çka ka qenë problemi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ka pasur një problem të madh strukturor, apo siç e ka shpjeguar ai një kolaps të pinave që është dashur ta mbrojnë këtë zonë.

“Na thanë nga ndërtuesit këtu, se duket që ka pasur një problem me ujin, në rrjedhje uji që e ka shkaktuar këtë problem, por kjo ende nuk dihet saktësisht. Mirëpo dëmet nuk janë vetëm këtu, janë në pjesë të ndryshme të qytetit, sepse këtu kalojnë linjë të rrymës, dhe disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa rrymë. Tani bisedova edhe me disa ekipe të KOSST-it, po thonë që shumë shpejt do ta lëshojnë një linjë, që duket se ka shpëtuar, por lutemi që çdo gjë të bëhet sa më mirë për qytetarët”, tha Rama në Klan Kosova. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz