Shëmbet një tunel në Turqi, raportohet për të vdekur
dp

Lexo edhePentagoni shkarkon gjeneralin që koordinonte ndihmën ushtarake për Ukrainën

Një tunel në ndërtim në lagjen Eğriçam të Turqisë, është shembur për shkaqe ende të paqarta. Tuneli ishte pjesë e Projektit të Ujit të Pijshëm Yedigöze, të administruar nga Administrata e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Adanas (ASKİ).
Pas marrjes së njoftimit në Qendrën e Thirrjeve të Emergjencave 112, në vendngjarje u nisën ekipet e shëndetësisë, xhandarmërisë dhe AFAD-it.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë për nxjerrjen e punëtorëve të bllokuar nën rrënoja. Pas operacionit të shpëtimit, ekipet shëndetësore konstatuan se një prej punëtorëve, Necmettin Tok, 55 vjeç, kishte humbur jetën.
Ndërkohë, punëtori tjetër, Bekir Çelik, 57 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga shembja, u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Lexo edhePentagoni shkarkon gjeneralin që koordinonte ndihmën ushtarake për Ukrainën