BallinaLajmeLajmet e FunditSheinbaum: Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Sheinbaum: Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Të ngjajshme

Juve “thyen” Atalantën dhe futet në top 4

Juventus u ngjit në katërshen e parë të Serie...

Goditje si raketë, Uzuni e çon topin në rrjetë

Myrto Uzuni ka shënuar një super gol së fundmi...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili...

Presion mbi Artetën: Rrezikon shkarkimin pa trofe

Ish-lojtari i Arsenal, Anders Limpar, ka paralajmëruar se trajneri...

Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht në vendlindje nga Shtetet e Bashkuara në gjashtë muajt që kur Donald Trump nisi mandatin e dytë presidencial.

Kështu deklaroi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, më 23 korrik.

Pasi Trump mori detyrën e presidentit në janar, Qeveria meksikane nisi një program të quajtur “Meksika të përqafon”, duke ofruar mbështetje për bashkëvendësit që dëshirojnë të kthehen.

Kjo u bë pasi administrata Trump shtoi bastisjet, ndalimet dhe dëbimet e migrantëve që nuk kanë dokumente qëndrimi.

Sheinbaum tha se 45.000 qytetarë që kanë zgjedhur të kthehen kanë marrë një formë ndihme, pa dhënë detaje se për çfarë lloj ndihme bëhet fjalë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Meksikës, rreth 12 milionë shtetas meksikanë jetojnë jashtë vendit, shumica dërrmuese në Shtetet e Bashkuara.

Të martën, Sheinbaum i bëri thirrje Uashingtonit të kthejë në atdhe meksikanët që rrezikojnë të përfundojnë në qendrat e ndalimit në SHBA, ku grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar se ata përballen me shkelje dhe trajtim jo të duhur. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz