Shehi i kënaqur me fitoren, por thotë se “duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë”
dp

Lexo edheNumri i viktimave nga dhuna në jug të Sirisë arrin në mbi 1.300

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi ka folur pas fitores së ekipit të tij në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjatë natës së sontme u zhvillua ndeshja e parë e këtij rrethi kualifikues, me Ballkanin që mori një fitore të madhe ndaj Florianas të Maltës.
“Portokallezinjtë” fituan 4-2 me nga dy gola të shënuar prej Adetunjit dhe Tolajt.
Pas ndeshjes, Shehi u shpreh i kënaqur me fitoren, por tha se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Lexo edheNumri i viktimave nga dhuna në jug të Sirisë arrin në mbi 1.300
“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja. Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Shehi.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Maltë./GazetaExpress/