Imami i njohur, Shefqet Krasniqi ka organizuar sonte një iftar me miq dhe dashamirë të tij, në njërin prej restoranteve të Prishtinës.
Me këtë rast, ai bëri promovimin e disa veprave shkencore-islame, raporton Indeksonline.
Mirëpo, “qershija mbi tortë” e këtij iftari padyshim se ishte surpriza nga djali i tij, Muhamedi.
Ky i fundit shpalli edhe zyrtarisht fejesën para shumë të pranishmëve, raporton Indeksonline.
E, kjo e gëzoi pa masë imamin Krasniqi, i cili me ta marrë lajmin u emocionua shumë.
Ceremonia e fejesës u krye sipas traditave islame.
Më poshtë iu sjellim pamje nga ngjarja./Indeksonline/


