BallinaTeknologjiShefi i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për korrupsion

Shefi i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për korrupsion

Të ngjajshme

Man City e dyfishon epërsinë ndaj Liverpoolit, shënon përsëri Haaland

Manchester City e ka dyfishuar epërsinë ndaj Liverpoolit në...

Nuk ndalet City, Haaland shënon të dytin

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë ndaj...

Barcelona i ofron kontratë të re Christensenit, por me ulje page

FC Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur...

Një gjykatë në Korenë Jugore e ka dënuar biznesmenin e pasur, Lee Jae, i cili është zëvendëspresident i kompanisë, Samsung, me 5 vjet burg për akuza lidhur me korrupsion.

Zoti Lee është dënuar sot për ryshfet, keqpërdorim, fshehje të pasurive tejoqeanit dhe për akuza të tjera.

I dënuari, Lee Jae, i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa avokatët e tij thanë se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Praktikisht, shefi i prodhuesit më të madh të telefonave të mençur në botë, ishte i arrestuar prej muajit shkurt të këtij viti, në skandalin që ka çuar në shkarkimin e presidentes së Koresë Jugore, Park Geun, në muajin mars.

Lee ishte akuzuar për dhënie të donacioneve në vlerë prej 36 milionë dollarësh, për fondacionet joprofitabile, të operuara nga personi, Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, në këmbim për favore politike.

Kundër zonjës Park dhe zotit Choi po zhvillohen procese gjyqësore.

Ky rast e ka shtuar zemërimin e opinionit kundër kompanive më të madhe të Koresë Jugore, të njohura me emrin “chaebols”. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz