back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajme“SHBA zotohet të jetë miku dhe partneri më i ngushtë”/ Ambasada amerikane...

“SHBA zotohet të jetë miku dhe partneri më i ngushtë”/ Ambasada amerikane kujton njohjen e pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash

Rodeny Dixon, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka deklaruar...

Përfundon fjalën avokati Dixon: Thërrime thashethemesh, Veseli i pafajshëm

Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi...

Vatikani refuzon Bordin e Paqes, ja arsyeja

“Vatikani nuk do të marrë pjesë në Bordin e...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka rikujtuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, duke u kthyer në kohë në 18 shkurtin e 2008-tës, me njohjen e pavarësisë.

Duke përsëritur deklaratën e Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, që aso kohe u zotua se SHBA-ja do vazhdojë të jetë mikja dhe partnerja më e ngushtë e Kosovës, Ambasada pohoi se lidhja e dy popujve është e veçantë.

“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona.

Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.

“…Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë” deklaroi Sekretarja Rice” thuhet në postimin e Ambasadës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz