back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeSHBA sanksionon Industrinë Serbe të Naftës me pronësi ruse?, Vuçiq: Ma kanë...

SHBA sanksionon Industrinë Serbe të Naftës me pronësi ruse?, Vuçiq: Ma kanë konfirmuar

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo, mosha është veç numër – shënon gol për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj...

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”,...

I ka bërë mirë Arabia, Joao Felix shënon për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar gol ndaj Armenisë në...

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë që ka marrë lajmin se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe kjo do të ndodh për shkak të pronësisë ruse, përcjell Gazeta Express.

Pos kësaj, presidenti serb ka thënë se kur një kompani vendoset nën sanksionet e SHBA-së, atëherë askush nuk do të punojë me të.

“Ky është një vendim gjeopolitik, një vendim i madh. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që këtë vendim e kanë përgatitur amerikanët, këtë lloj vendimi e kanë përgatitur evropianët”, ka deklaruar Vuçiq, raporton RTS.

Ai vuri në dukje se është e qartë pse ka insistuar për ndërtimin e një tubacioni nafte për në Hungari, por siç tha ai, duhet të flasin edhe me amerikanët dhe rusët.

Mbetet të shihet nëse ky informacion i plasuar nga Vuçiq është i saktë, apo thjeshtë një manovër e tij propagandistike, e destinuar për opinionin serb. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz