SHBA pezullon importin e avokadove nga Meksika, vendimi lidhet me shqetësimet për sigurinë
dp

Lexo edheParalajmërimi i OKB-së: Fenomeni El Nino mund t’i lë 50 milionë njerëz në uri akute para fundit të vitit tjetër

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importin e avokadove nga Meksika, prodhuesi më i madh në botë, duke përmendur shqetësime për sigurinë, njoftuan shoqata e prodhuesve dhe autoritetet e shtetit Michoacán.
“Nuk është lejuar asnjë dërgesë frutash për eksport,” tha Shoqata e Prodhuesve dhe Eksportuesve Meksikanë të Avokados në një deklaratë.
Sipas qeverisë së shtetit Michoacán, eksportuesi më i madh i avokadove drejt Shteteve të Bashkuara, pezullimi i dërgesave është një “masë paraprake” e marrë pas arrestimit të drejtuesve të grupeve të krimit të organizuar në këtë shtet.

Lexo edheParalajmërimi i OKB-së: Fenomeni El Nino mund t’i lë 50 milionë njerëz në uri akute para fundit të vitit tjetër
Mediat shkruajnw se Ambasada Amerikane në Meksikë njoftoi nga ana e saj se pezulloi të gjitha aktivitetet e saj në shtetin Michoacan sot për shkak të një kërcënimi ndaj interesave amerikane.