back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane

SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane

Të ngjajshme

Para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me ngërçin institucional në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një deklaratë të rëndësishme nga e ngarkuara me punë, znj. Anu Prattipati.

Në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada, Prattipati thekson se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbështeten në një vend që nuk arrin të formojë institucionet bazike të qeverisjes. Ajo paralajmëron se kjo situatë e vazhdueshme politike në Kosovë mund të ketë pasoja serioze ekonomike, përfshirë largimin e investitorëve amerikanë.

“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner tek i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, deklaron Prattipati.

Sipas saj, kompanitë amerikane që kanë shprehur interes për të investuar në Kosovë janë duke rishikuar planet e tyre dhe mund të orientohen drejt vendeve më të qëndrueshme.

“Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër”, thekson ajo.

Kjo deklaratë vjen në një moment vendimtar për të ardhmen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë kyç për zgjidhjen e ngërçit aktual.

- Advertisement -

Të Fundit