back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSHBA ndërpret financimin për vaksinat me mRNA: Nuk mbrojnë mjaftueshëm

SHBA ndërpret financimin për vaksinat me mRNA: Nuk mbrojnë mjaftueshëm

Të ngjajshme

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve për Njerëzit ka njoftuar fillimin e tërheqjes graduale nga financimi federal për vaksinat që përdorin teknologjinë mRNA. Ky vendim është bërë i ditur nga agjencia BARDA (Autoriteti për Zhvillim të Avancuar Biomjekësor dhe Kërkim), dhe përfaqëson një ndryshim të madh në strategjinë e vaksinimit pas pandemisë në SHBA.

“Kemi analizuar me kujdes të dhënat, kemi konsultuar ekspertë dhe kemi marrë vendimet më të përshtatshme”, deklaroi sekretari Robert F. Kennedy Jr.

Si pjesë e kësaj strategjie të re, do të ndërpriten 22 projekte zhvillimi për vaksina mRNA, të cilat janë vlerësuar si jo mjaftueshëm efektive në parandalimin e infeksioneve të rënda respiratore si Covid-19 dhe gripi.

Paratë që deri tani janë përdorur për këto projekte do të ri-drejtohen drejt vaksinave me bazë virusi të plotë dhe platformave të tjera më premtuese, që mund të mbeten efektive edhe kur virusi pëson mutacione.

“Do të investojmë në teknologji që kanë një profil më të lartë sigurie dhe një proces më transparent zhvillimi dhe prodhimi”, shtoi Kennedy.

Kjo rishikim i financimeve publike, që ka nisur pas përfundimit të pandemisë, synon të mbështesë zhvillimin e vaksinave me efekt më të gjerë dhe përdorim më të shumanshëm në të ardhmen. (A2 Televizion)

- Advertisement -

Të Fundit