SHBA-ja nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani lëshon paralajmërim për naftën

Ushtria amerikane ka nisur sulme të reja ndaj objektivave iraniane sot, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mediat iraniane gjithashtu raportuan për sulmet më parë, duke thënë se pati shpërthime në ishullin Qeshm.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një propozim që bëri dje, për të ngarkuar një taksë prej 20% për transportin detar që përdor Ngushticën e Hormuzit.
Argumenti i Donald Trump ishte se nëse Irani kërkonte të përfitonte nga një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, duke vendosur taksat e veta, SHBA-ja duhet të kompensoheshin gjithashtu për rolin që luajnë në mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurimin e tregtisë ndërkombëtare në Gjirin Persik. Nuk ishte kurrë e qartë se si do të funksiononte ose do të zbatohej taksa e propozuar nga Trump, shkruan skynews.

Lexo edhe“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Nga ana tjetër, mediat iraniane raportuan se predhat amerikane goditën qytetin e Bushehrit këtë pasdite, vendin e të vetmit central bërthamor funksional të Iranit.
Mbrëmë pati shkëmbime sulmesh nga të dyja palët, me sulme iraniane që synonin një bazë ushtarake amerikane në Bahrein, dhe raketa qëlluan gjithashtu në Jordani, e cila gjithashtu ka një prani ushtarake amerikane.














