BallinaLajmeSHBA-ja ngrit aktakuzë kundër Nicolás Maduro: Qëllimi ishte përmbytja e Amerikës me...

SHBA-ja ngrit aktakuzë kundër Nicolás Maduro: Qëllimi ishte përmbytja e Amerikës me kokainë

Të ngjajshme

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka ngritur një aktakuzë federale kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro Moros, duke e akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që ka vepruar për dekada dhe ka përfshirë sasi të mëdha kokaine drejt SHBA-së.

Aktakuza, e cila është përpiluar nga Gjykata Federale e Distriktit Jugor të New Yorkut, e përfshin Maduron për konspiracion për narkoterrorizëm, import kokaine dhe përdorim të armëve të rënda në funksion të trafikut të drogës. Sipas dokumentit, presidenti venezuelian ka shfrytëzuar institucionet shtetërore, përfshirë ushtrinë dhe forcat e sigurisë, për të mbrojtur trafikun e drogës në bashkëpunim me grupe të shpallura terroriste, përfshirë FARC dhe organizata të tjera kriminale në Amerikën Latine, transmeton lajmi.net.

Prokuroria amerikane e përshkruan Maduron si figurën qendrore të ashtuquajturit “Cartel de los Soles”, një rrjet që përfshin zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë venezuelianë. Përveç Maduros, aktakuza përfshin gruan e tij, Cilia Flores, dhe djalin Nicolas Ernesto Maduro. Sipas dokumentit, skema kriminale kishte si qëllim “përmbytjen e SHBA-së me kokainë”, ndërkohë që të ardhurat e drogës përdoren për pasurim personal, forcimin e pushtetit dhe mbështetje të organizatave terroriste.

Nëse shpallet fajtor, Nicolás Maduro mund të përballet me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe masa të tjera penale sipas ligjit federal amerikan. Qeveria e Venezuelës ka mohuar më parë këto akuza, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe si presion ndërkombëtar./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz