back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSHBA goditi Sirinë me raketa të njëjta që e sulmoi Serbinë, një...

SHBA goditi Sirinë me raketa të njëjta që e sulmoi Serbinë, një kushton 1.4 milion dollarë

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -
SHBA-të dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa.

Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Duma javën që lamë pas, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.

- Advertisement -

Po çfarë raketa përdori Amerika për të sulmuar uzinat ushtarake siriane ku prodhoheshin armët kimike?

Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë, SHBA-ja sipas të gjitha gjasave kundër Sirisë ka përdorur raketa të quajtura “Tomahawk”, shkruan lajmi.net.

Kjo raketa e cila lëshohet nga anijet luftarake udhëton me shpejtësinë e aeroplanëve komercial dhe mund të bartë koka shpërthyese deri në 330 kilogramë.

“Tomahawk”-at janë në arsenalin e SHBA-ve që nga viti 1980, kurse për herë të parë janë përdorur në “Luftën e Gjirit”.

Ato janë përdorur edhe në sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999 për çlirimin e Kosovës.

Fluturojnë në lartësi ekstreme të ulëta, kurse deri më sot janë përdorur në më shumë se 2300 sulme. Pra kjo statistikë tregon se sa efikase janë këto raketa, shkruan lajmi.net.

Vitin e kaluar SHBA ka shkrepur 59 raketa “Tomahawk” në bazën ajrore Shajrat, të Sirisë, kundër ISIS-it.

Secila raketa kushton 1.4 milion dollarë dhe mund të arrijë caqe nga 1300 deri në 2400 kilometra.

Ajo që këtë raketë e bënë edhe me vdekjeprurëse është fakti se ajo mund të riprogramohet gjatë fluturimit, pra mund t’i ndryshohet destinacioni. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz