SHBA drejt rritjes rekord të arsenalit ajror me 1 milion dronë të rinj

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Daniel Driscoll, njoftoi për se ushtria synon të blejë të paktën 1 milion dronë gjatë dy deri tre viteve të ardhshme, me mundësinë e blerjeve shtesë në nivele nga gjysmë milioni deri në disa miliona për vitet pasuese.
Driscoll për “Reuters” pranoi se ky është një ndryshim i madh strategjik, duke vënë në dukje se aktualisht degë të ndryshme prodhojnë vetëm rreth 50,000 dronë në vit. Ai shtoi se megjithë shkallën e synuar, ushtria ka kapacitetin për t’u rritur përkatësisht për të përmbushur kërkesën.
Dronët e vegjël dhe të përballueshëm kanë treguar efektivitet të lartë në konfliktet moderne, si në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ku përdorimi i tyre ka qenë i përhapur për shkak të kufizimeve në përdorimin e aeronave konvencionale. Sipas Driscoll, vendet si Ukraina dhe Rusia prodhojnë rreth 4 milionë dronë në vit, ndërsa Kina mund të prodhojë edhe më shumë.

Lexo edheUkraina dënon me burgim të përjetshëm ushtarin rus
Ai theksoi se synimi kryesor është të vendoset një kapacitet i qëndrueshëm vendor prodhimi — përfshirë sensorët dhe bateritë — që do të lejonte aktivizimin e një zinxhiri furnizimesh të fortë në rast të një konflikti. Driscoll deklaroi se, brenda një ose dy vjetësh, do të dihet më qartë nëse zinxhiri i furnizimit mund të përballojë sasinë e nevojshme në kohë konflikti.














