BallinaLajmeSHBA dhuron skaner të avancuar për Doganën e Kosovës në pikën kufitare...

SHBA dhuron skaner të avancuar për Doganën e Kosovës në pikën kufitare Merdar

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdar.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, si edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

“Një pajisje e tillë është tepër e nevojshme dhe zgjidh edhe problemin që është paraqit së fundmi sa i përket sigurisë në pikat kufitare, në hyrje daljen e mallrave sidomos në hyrje, dhe kjo po besoj do të përshpejtoj, do të jetësoj qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që ka integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme. Është mirë që jemi këtu. Faleminderit ë gjitha palëve”, tha Murati./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz