back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeSHBA dhe Kina afër marrëveshjes tregtare: Trump dhe Xi pritet të takohen...

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes tregtare: Trump dhe Xi pritet të takohen pas gjashtë vitesh

Të ngjajshme

Mosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Deputetja e  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra foli...

Policia arreston 18 persona në raste të ndara gjatë ditës së diel

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë...

Në Kosovë gjatë këtij viti 1.640 raste të reja me kancer

Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri...

Bashkimi Evropian ashpërson rregullat e patentave për të ulur nivelin e vdekshmërisë

Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja të patentave...

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja “zhbllokoi” hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe...

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë vlerësuar përparimin e bisedimeve tregtare të zhvilluara në Kuala Lumpur, duke rritur shpresat për një marrëveshje që do të ulë tensionet mes dy fuqive ekonomike më të mëdha në botë.

Zyrtarët nga të dy vendet deklaruan të dielën se janë afër arritjes së një marrëveshjeje, pas disa raunde bisedimesh të mbajtura në kuadër të samitit të ASEAN-it në Malajzi.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në kuadër të samitit të APEC-ut në Gyeongju, Kore e Jugut, takimi i tyre i parë ballë për ballë që prej vitit 2019.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se palët kanë rënë dakord për një “kornizë” të përbashkët që do të diskutohet në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

Në intervista për NBC dhe ABC News, ai shtoi se marrëveshja e mundshme do të parandalojë aplikimin e tarifave 100 për qind ndaj mallrave kineze dhe do të shtyjë zbatimin e kufizimeve të eksportit që Pekini kishte paralajmëruar për metalet e rralla, shkruan AlJazeera.

Sipas Bessent, Kina ka pranuar gjithashtu të bëjë blerje të konsiderueshme të produkteve bujqësore amerikane, përfshirë sojën, gjë që do t’i gëzojë fermerët amerikanë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng deklaroi se palët kanë arritur një “konsensus bazë” për adresimin e shqetësimeve të ndërsjella dhe do të punojnë për finalizimin e detajeve dhe miratimin përfundimtar brenda vendeve të tyre.

Tensionet tregtare SHBA-Kinë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Pekini kishte njoftuar se nga 1 dhjetori do të kërkonte licenca eksporti për magnetët e tokave të rralla dhe materialet gjysmëpërçuese që përmbajnë elementë të prodhuar në Kinë.

Këto masa kishin ngjallur frikë për pengesa serioze në zinxhirët globalë të furnizimit.

Në kundërpërgjigje, Trump kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja deri në 100 për qind ndaj mallrave kineze nga 1 nëntori./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz