Opinionisti Azdren Shala, është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa siç u shpreh ai, ndjesia kombëtare.
Kjo sipas Shalës ndodh për shkak, siç u shpreh ai, të një investimi të jashtëm.
“Janë ndoshta pjesa e shqiptarisë që më dhimbsen më së shumti, për shkak se atje prej kohësh, për shkak të një investimi të jashtëm, sentimentin nacionalist ia ka zbehur ai fetar”.
“Sot shqiptarët e Maqedonisë i ke shumë më reaksionar kur ua prek fenë, sesa kur ua prek ndjekësinë kombëtare, kjo për shkak të investimeve të gjata nëpër disa xhami, si atje, si këtu, por atje ka bërë efekt më shumë”, u shpreh tutje Shala në klankosova.