back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeShala: Ky aktgjykim i Kushtetueses po i shkon për shtati Vetëvendosjes

Shala: Ky aktgjykim i Kushtetueses po i shkon për shtati Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Byzylyku i dorës zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhje?

Gjesti dhe Egli, nisën një lidhje dashurie gjatë qëndrimit...

Konstituimi i kuvendit, presidenca: Është urgjencë shtetërore

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që nesër, e mërkurë,...

KMDLNJ-ja ngre shqetësim për rastet e shpeshta të vetëvrasjeve në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive...

Stefanoviq: Dodiku mund të jetë kandidat për president të Serbisë, pas Vuçiqit

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) në...

Analisti Azdren Shala, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po i përshtatet Vetëvendosjes.

Sipas tij, ky vendim është vetëm një “teatër” për ta tërhequr vëmendjen e publikut, ndërkohë që në sfond po përgatitet një skenar i ri politik.

“Ky aktgjykim po i shkon për shtati Vetëvendosjes dhe po ju pëlqen.Kemi dy aktgjykime që secili i jep nga një muaj kohë, dhe kjo e shtyn Albin Kurtin të futet në vjeshtë afër zgjedhjeve lokale, me mundësi t’i mbajë dy palë zgjedhje bashkë”,  tha Shala.

Ai paralajmëroi se mungesa e ndonjë mase juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet, i krijon hapësirë VV-së të zvarrisë procesin.

Sipas tij, kjo parti do të vazhdojë të propozojë kandidat “të papranueshëm” për postin e kryetarit të Kuvendit, derisa të kalojnë disa tentativa.

“Mbajeni mend, kur të dështojë tri herë mundësia e Albulena Haxhiut, atëherë do ta nxjerrin Dimal Bashën. Do të përdorin elementet më destruktive që kanë”,  tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz