back to top
Wednesday, January 14, 2026
BallinaShala: Do të punojmë që Thaçi të bëhet President

Shala: Do të punojmë që Thaçi të bëhet President

Të ngjajshme

Publikohen rezultatet e para nga rinumërimi, AAK menjëherë pas VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka marrë vendim që...

Pësoi dëmtime serioze nga vërshimet, mbyllet një urë në Drenas

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht...

Në formë ky djalë, Semenyo shënon përsëri për Cityn

Manchester City ka shënuar golin e epërsisë ndaj Newcastle...

“A ka kundërkandidat?”, Abdixhiku: Jo, s’qenkan të interesuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi...
Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së do të realizohet.
Në emisionin Zona B në Klan Kosova, Shala tha se LDK-ja do të punojë që Hashim Thaçi të bëhet president në vitin 2016, pasi që kjo është pjesë e marrëveshjes.
Shala nuk ka dashur të komentoj deklaratat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë seancën kur do të ndodhë votimi për president, në mënyrë që t’i pamundësohet zgjedhja e Thaçit për postin e presidentit.
“S’ka të bëjë me garanci, ne kemi një marrëveshje politike dhe kjo (zgjedhja e Hashim Thaçit president në 2016) është pjesë e marrëveshjes”.
“Më së pari nuk e di se sa janë kundër, por unë them se kemi një marrëveshje politike dhe ne do të punojmë që ajo marrëveshje politike të jetësohet. Për deputetët veç e veç unë nuk mund të flas se si do të veprojnë ata”, tha Shala, transmeton lajmi.net.

Të Fundit

Sport

ShowBiz