back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasShaip Muja tregon shumë të pathëna për Ramiz Lladrovcin

Shaip Muja tregon shumë të pathëna për Ramiz Lladrovcin

Të ngjajshme

Shaip Muja, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Politikë në Tribuna Channel ka folur për kandidatin e kësaj partie, për kryetar të Drenasit që është Ramiz Lladrovci.

Ai tha se kundër kandidatët e Lladrovcit, duan të qesin “petulla në ujë” duke i hutuar qytetarët.

“Me 18 dhjetor jam i bindur sepse kamë parë njerëz që janë penduar. Ofertën që e ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për Ramiz Lladrovcin është më e qëlluara”, tha Muja në Politikë.

Muja foli edhe për planet e Ramiz Lladrovcit për komunën e Drenasit.

“Ai ka qenë iniciator për ndërtimin e një pjese të komunës së re, mjete të cilat i ka fituar nga donacionet. Lidhjet që i ka Lladrovci me grupet e njerëzve të shteteve të ndryshme, është një mundësi që të sjellë donacione të shumta. Lladrovci ofron për qytetarët e Drenasit hapjen e parkut të ri të biznesit. Ai është I angazhuar të bëjë marrëveshje me një kompani gjermane që është në Kosovë, që do të aktivizon 600 fermerë në mënyrë direkte dhe 1200 në atë indirekte. Hapja e unazës nga lagja e Feronikelit do të ofrojë Skenderajn dhe Drenasin dhe Skenderajn me Prishtinën”, shtoi Muja.

Muja është pyetur, se përse Lladrovci nuk ka marrë pjesë në debate televizive që të tregojë më shumë për programet e tij, qeverisëse me Drenasin.

“Sugjerimi jonë ka qenë që të mos futet në debate me njerëz që nuk kanë mundësi të fitojnë”, tha Muja në Politikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz