Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë
BILLI

Lexo edheLajmi i fundit: E mbyt rryma një punëtor të KEDS-it, kolegët të tronditur

Kamberi ka thënë për Klankosova.tv se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.
“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”.
Ai theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

Lexo edheLajmi i fundit: E mbyt rryma një punëtor të KEDS-it, kolegët të tronditur
“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”.
Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë/Klankosova.tv.