Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)
01

Lexo edheSkenderaj flet fuqishëm: Përkrahje madhështore për Ganimete Musliun, shenjë e sigurt e fitores që po vjen

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe energji qytetare, kandidati i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj, u rikthye në vendlindjen e tij – në Skenderaj, aty ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i palëkundur.
Mes njerëzve të tij, në zemrën e Drenicës, Dervishaj theksoi se Skenderaji nuk është thjesht një qytet, por zemra që rreh fort për Partinë Demokratike të Kosovës. Një vend ku historia, sakrifica dhe krenaria ecin bashkë ndër breza, dhe ku PDK-ja është më shumë se një subjekt politik – është identitet.
“Sonte ndjeva fuqinë e një besimi që nuk lëkundet kurrë. Këtu ku jam rritur, ku çdo hap ka histori, PDK-ja jeton në zemrat e njerëzve,” u shpreh Dervishaj, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e sinqertë dhe përkushtimin e vazhdueshëm.
Me mesazhin e unitetit dhe shpresës për fitore, ai e mbylli takimin me urimin:
Na priftë e mbara, Skenderaj! 🙌🏻
#PDK 💙 #ShahinDervishaj77 #SkenderajZemraPDK

Lexo edheSkenderaj flet fuqishëm: Përkrahje madhështore për Ganimete Musliun, shenjë e sigurt e fitores që po vjen