back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeShahin Dervishaj, drenicasi që është shembull i suksesit dhe humanizmit: PDK...

Shahin Dervishaj, drenicasi që është shembull i suksesit dhe humanizmit: PDK së i duhet një deputet i tillë (FOTO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Biznesmeni dhe humanisti i njohur drenicas në diasporë, Shahin Dervishaj, vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe rinisë së saj. Kësaj radhe, ai ka dhënë një kontribut të çmuar për klubin futbollistik KF Runiku, duke u bërë një shtyllë mbështetëse për sportin dhe të rinjtë e kësaj ane, shkruan Drenica Press.
Historia e Shahin Dervishajt si biznesmen i suksesshëm në diasporë është tashmë e njohur për opinionin publik, por po aq i njohur është edhe virtyti i tij human, i shprehur përmes veprave konkrete dhe ndihmës së vazhdueshme për komunitetin.
Dervishaj, i cili në këto zgjedhje është pjesë e listës së PDK-së për deputet me numrin 77, theksoi se investimi në sport është investim direkt në të ardhmen e vendit. Sipas tij, falë këtij angazhimi, mbi 30 të rinj kanë zgjedhur të qëndrojnë në Kosovë, duke mos e parë largimin si të vetmen alternativë.
“Me zemër, për Kosovën 🇽🇰⚽. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim që mbi 30 të rinj mos të ikin nga vendi i tyre, por të zgjedhin të qëndrojnë këtu. Duke ndihmuar KF Runikun, investimi në sport u kthye në investim në të rinj, ndërsa shpresa u bë më e fortë se largimi,” u shpreh Dervishaj.
Ai shtoi se një vend nuk mbahet vetëm me fjalë, por me të rinjtë që qëndrojnë dhe me njerëzit që u japin arsye për të qëndruar. “Kjo është dëshmia e angazhimit tim. Kjo është politika që besoj,” përfundoi ai.
Ky veprim i Shahin Dervishajt po vlerësohet gjerësisht si një shembull konkret i bashkimit të suksesit, humanizmit dhe vizionit për një Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz