Sërish aksident tjetër në Drenas, 10 persona të lënduar
01

Lexo edheDy të vdekur në një aksident afër Drenasit

Në komunë e Drenasit sot gjatë ditës kanë ndodhur tri aksidente trafiku, një me pasoja fatale, një me të lënduar dhe një me dëme materiale.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj, në Gllobar, kanë humbur jetën një grua dhe një fëmijë rreth 7 vjeç.
Në aksidentin tjetër të ndodhur në fshatin Abri e Epërme, janë lënduar 10 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Kurse në aksidentin tjetër të ndodhur në Poklek të Ri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lexo edheDy të vdekur në një aksident afër Drenasit
Policia e Kosovës apelon tëk të gjithë pjesmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar./IndeksOnline/