BallinaLajmeSerbinë e alarmon blerja e helikopterëve: Kosova po armatoset (Foto)

Serbinë e alarmon blerja e helikopterëve: Kosova po armatoset (Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka njoftuar se është caktuar një ekip ndërministror i cili do të bëj identifikimin e nevojave shtetërore për blerjen e helikopterëve.

Në takimin që e pati Mustafa me disa ministra u vendos që këta helikopterë të blihen nga kompanitë më prestigjioze në botë.

Ky lajm nuk iu ka ikur mediave serbe, të cilat sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me helikopterë, transmeton lajmi.net

Agjencia e lajmeve Tanjug, gjatë ditës ka cituar Mustafën duke thënë se helikopterët do t’i nevojiten Kosoës për raste emergjente.

Për këtë çështje kanë raportuar edhe Blic dhe Telegrafi i Serbisë.

Telegraf, ka shkruar se për blerjen e këtyre helikopterëve duhet të kryhen procedurat në bashkëpunim me NATO-n dhe KFORI-n, me të cilët do të dakordohet edhe për trajnimin e pilotëve.

Kurse Blici serb shkruan se për investimet në helikopterë kishte folur edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar blerjen e pesë të tillëve nga Turqia.

Në takim ku u vendos për blerjen e këtyre helikopterëve përveç kryeministrit Mustafa morrën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ministri i FSK-së, Haki Demoli, ai i shëndetësisë Imet Rrahamni, ministri i brendshëm Skender Hyseni, komandantit i FSK-së, Rrahamn Rama, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.

Krerët shtetërorë të Kosovës, kanë premtuar se gjatë këtij viti do të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri, ku këta helikopterë do të jenë më se të nevojshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz