back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeSerbia nis kolonizimin e Kosovës

Serbia nis kolonizimin e Kosovës

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive në veriun e Kosovës, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt gjigant që quhet “Suncana Dolina” i ngjan kolonizimit dhe është investimi më i madhi i Serbisë në periudhën e pasluftës në Kosovë. Kryeministri Mustafa dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë projekt e cilësojnë të paligjshëm.

Autoritetet e Serbisë si në “bahçe të babës” kanë promovuar të enjten në veriun e Kosovës, projektin e parë kolonizues dhe më të kushtueshmin që investon Qeveria e Serbisë në Republikën e Kosovës, ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Në një hapësirë në mes të komunës së Zveçanit dhe të Mitrovicës së Veriut, pranë kalasë, ka nisur ndërtimi i këtij vendbanimi që serbët e quajnë “Suncana Dolina” (Lugina e Diellit).

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe peshkopi i Argjipeshkvisë Rashkë-Prizren, Teodosije, kanë vendosur gurin e themelit dhe kanë përuruar fillimin e punimeve në këtë lokalitet. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë politikanë serbë nga Kosova dhe Serbia, ndërsa është prezantuar edhe maketi i këtij vendbanimi kolonizues.

“Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuan”, tha Marko Gjuriq, pas vënies së gurthemelit. Ai shtoi se projekti i filluar nuk është projekt i hartuar kundër askujt dhe bëhet fjalë për projekt, siç tha ai “të dashurisë ndaj popullit, qëllimi i të cilit është që të zbuten pasojat e spastrimit etnik dhe dëbimit të përgjakshëm”./zeri/

- Advertisement -

Të Fundit