Serbia “kursen” vetëm Thaçin e Haradinajn nga Interpoli
01

Lexo edheI mbyllen sytë Hasan Prishtinës, policia ndalon organizatorin (Foto)

Ministri serb i Punëve të Jashtme Nebojsha Stefabnoviq ka deklaruar sot se të gjitha fletë arrestet e gjykatave serbe janë kthyer në sistemin e Interpolit pos fletë arresteve për kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e saj Ramush Haradinaj, njofton FoNet, trasnemton Koha.net.
Ai duke folur lidhur me qëndrimin delegacionit të Policisë së Serbisë dhe se është insistuar që fletë arrestet e gjykatave serbe në të cilat gjenden shqiptarë nga Kosovës, të kthehen në sistem.
“Ato janë kthyer, me përjashtim të fletë arresteve për Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin. Ata janë në sistem, por nuk do të jenë të dukshme gjatë periudhës së ardhme” tha Stefanoviq duke shtuar se “insistiojmë që Interpol të respektojë fletë arrestet tona”.

Lexo edheI mbyllen sytë Hasan Prishtinës, policia ndalon organizatorin (Foto)