back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSerbia fsheh mbi 3000 të dyshimtë për krime lufte

Serbia fsheh mbi 3000 të dyshimtë për krime lufte

Të ngjajshme

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim...

“Ëndrra vazhdon”, Juljan Shehu beson në kualifikim: Forca Shqipëri!

Juljan Shehu është padiskutim një nga futbollistët më kryesorë...

Nipi i Hashim Thaçit kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi...

Në Serbi jetojnë tre mijë të dyshimtë që kanë bërë krime të rënda lufte në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, transmeton Koha.net

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare (FDH) Sandra Orloviq, ka deklaruar se sipas numrit të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia është bërë oazë e mos dënimit për krime lufte.

Ajo, në intervistën për gazetën e Beogradit ”Danas” ka thënë se sipas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryerje krimesh të rënda në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, transmeton Koha.net

Orloviq ka shtuar se ish – prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviq, para përfundimit të mandatit ka deklaruar se vetëm në Beograd jetojnë 80 të dyshimtë për krime lufte.

Ajo ka vlerësuar se mos zgjedhja e prokurorit të ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet që procedimin e krimeve të luftës ta zbresë në minimum.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz