back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeSerbia arreston e më pas liron ish-policin e Kosovës, MPJD kërkon të...

Serbia arreston e më pas liron ish-policin e Kosovës, MPJD kërkon të shmanget kalimi nëpër këtë shtet

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.

“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, z. Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz