Serbët sërish protestojnë për pranimin e Kosovës në UEFA (Video)

Para fillimit të takimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Ludogoretsit, tifozët serbë kanë përgatitur një koreografi, e cila ka bërë bujë në mediat e rajonit.
Pjesa veriore e stadiumit ‘Rajko Mitic’ ishte stolisur me ngjyrat kuqezi , ndërsa ishin hapur edhe disa pankarta kundër futbollit kosovar në gjuhën angleze.

“Anëtar i Federatës së Futbollit të Evropës mund të jetë cilido vend, i cili është pranuar prej Kombeve të Bashkuara dhe është përgjegjës për organizimin e futbollit në atë territor”. Ky citim i statutit të UEFA-s ishte një mesazh i qartë në adresë të shtëpisë evropiane të futbollit, e cila i referohet pranimit të Kosovës në këtë institucion të futbollit, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu tifozët e njohur si “Delija” kënduan këngën “Pukni zoro”, i cili i referohet luftërave ballkanike, përkatësisht luftës së përgjakshme të vitit 1913, kur bullgarët kishin mposhtur ushtrinë serbe.

Lexo edheAksident i rëndë në Rahovec, tre të vdekur (Foto)
Edhe mediat bullgare kanë raportuar për ngjarjet në stadium, ku është raportuar për incidentet edhe sulmet e herë pas hershme me shishe të plastikës ndaj futbollistëve të skuadrës bullgare.
Vlen të theksohet se skuadra serbe është eliminuar prej bullgarëve pas vazhdimeve 4-2, ku koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 2-2.
Kujtojmë se edhe në kaluarën tifozët serbë kanë protestuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, të cilat i kanë kushtuar Federatës Serbe të Futbollit me të para. /Telegrafi/














