BallinaLajmeSerbët sa nuk e vranë në luftë, sot është mjeku hero i...

Serbët sa nuk e vranë në luftë, sot është mjeku hero i tyre

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Ndonëse si student mjekësie lufta e kishte zënë në Sarajevë dhe në një rast ishte edhe në rrezik për jetë, doktori Muharrem Morina thotë se asnjëherë nuk i ka parë pacientët sipas etnisë së tyre. Ai së fundmi u bë heroi i medieve serbe, pasi shpëtoi jetën e një fëmije të këtij komuniteti. Për “Zërin” doktori rrëfen për pacientët e shumtë që i ka përcjellë në drejtim të Beogradit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ishte 29 prilli i vitit 1992. Doktori Muharrem Morina ishte atëherë student i vitit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë në Sarajevë, kishte arritur “të thyejë rrethimin” që i ishte bërë atëbotë kryeqytetit boshnjak në luftën e ashpër me Serbinë.

Por, atëherë student, doktori Morina kishte gjetur një autobus që do ta çonte nga Sarajeva për në Beograd. Rrugëtimi i tij u ndërpre në gjysmë me autobusin që ishte nisur.

“Një polic më mori dokumentet dhe më nxori nga autobusi. Isha i vetmi që u ndava. Bashkë me të ishte edhe një person tjetër me një kallashnikov në dorë, por me rroba civile”, rrëfen për “Zërin” doktor Morina, një pjesë të përjetimit nga lufta në Bosnjë, kur ishte në rrezik për jetën e tij.

Për një kohë të gjatë ai ishte verifikuar nga policia dhe ndonëse disa herë kishte parë vdekjen me sy, një epror i ish-ushtrisë së Serbisë e kishte liruar.

Përmes një autobusi tjetër kishte vazhduar rrugëtimin e tij, sado që rrëfimi për atë që kishte parë “vdekjen me sy” është i gjatë po aq sa rrugëtimi i tij gjer në shtëpi.

Doktori Morina kishte kryer më vonë fakultetin. Ai tash e disa vite punon si anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz