BallinaLajmeSerbët kushtëzojnë Haradinajn

Serbët kushtëzojnë Haradinajn

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër. Në këmbim të votës së tyre ata kërkojnë garanci që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet

Asgjë nuk po flet në të mirë të koalicionit PAN. Përveç mungesës së numrave për t’i formuar institucionet PAN-i duket se do të ketë telashe të sigurojë edhe mbështetjen e “votave të sigurta” të minoriteteve, respektivisht ato të serbëve. Përfaqësues të Listës Serbe kanë njoftuar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe për kryeministër, shkruan “Zeri”. 

Kjo ka lënë të kuptohet se Haradinaj dhe Veseli ende nuk kanë një marrëveshje përfundimtare me Listën Serbe, me ç’rast krijimi i institucioneve pa ta do të ishte i pamundur. Ndërkohë në ditën e dytë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, kanë rikonfirmuar se institucionet do të bëhen shumë shpejt tani. Në anën tjetër, LVV-ja dhe LAA-ja përveçse thonë se nuk i kanë vota për PAN-in, ata kanë siguruar se nuk do ta votojnë as Veselin për kryeparlamentar nëse ai do të jetë i nominuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz