BallinaLajmeSerbët fillojnë ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën: Trajneri i kombëtares...

Serbët fillojnë ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën: Trajneri i kombëtares serbe të hendbollit” Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport”

Të ngjajshme

Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor pjesë e projektit evropian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë...

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Qeveria e Serbisë ka penguar të zhvilloj ndeshjes mes hendbollisteve të grupmoshave të reja të Kosovës dhe Serbisë në Kovilovo, e cila është dashur të mbahet “prapa dyerve të mbyllura”, pa praninë e mediave dhe tifozëve, stemën, flamurin dhe himnin kombëtar.

Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.

Kjo na kujton deklaratën e trajnerit legjendar të hendbollit serb, Veselin Vujoviq, i cili dy vjet më parë kishte përmendur mundësinë që një ditë të ballafaqohen Serbia dhe Kosova.

“Edhe pse e njihnin ligën e hendbollit të Kosovës, kam dashur ta pushtoj atë me një ekip serb. Unë i thashë: Më jepni një ekip në Mitrovicë për të fituar kampionatin e Kosovës”, kishte pohuar para dy vjetëve Vujevic.

Ndryshe nga shumë, ai nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur.

“Është e njëjta gjë edhe tani. Le të merremi me sport. Unë nuk e di nëse do ta ketë rrahje dhe gjak. Duhet të dalim, të fitojmë, të tregojmë se jemi më të mirë dhe jeta të vazhdoj. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne e kemi humbur Kosovën”.

“Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por duke shkuar atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz