back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSerbët e Vushtrrisë në 'Luginën e Diellit'

Serbët e Vushtrrisë në ‘Luginën e Diellit’

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga...

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyrës për Kosovën është duke kërkuar familje serbe për t’i vendosur në vendbanimin e ashtuquajtur “Lugina e diellit”, e cila është duke u ndërtuar në Zveçan. Ndër të parat që do të vendosen aty janë 134 familje serbe të Frashërit të Mitrovicës dhe 63 familje të komunës së Vushtrrisë

Qeveria e Serbisë nëpërmes Zyrës për Kosovën është duke kërkuar familje serbe për t’i vendosur në vendbanimin e ashtuquajtur “Lugina e diellit”, e cila është duke u ndërtuar në Zveçan. Për këtë vendbanim qeveria serbe ka ndarë mbi 3 milionë euro.

Madje për ndërtimin e këtij vendbanimi është shprehur e gatshëm për të investuar edhe administrata ruse me 1500 shtëpi, ndërsa ndër familjet e para që do të vendosen aty janë 134 familje të Frashërit, të cilët jetojnë në një kamp të ashtuquajtur “Zveçani i Vogël”, si dhe 63 familje serbe të fshatrave Maxhunaj, Sllatinë dhe Dolak të Vushtrrisë.

Ndonëse Qeveria e Kosovës bashkë edhe me disa organizata të tjera kanë investuar rreth 5 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të serbëve në këto fshatra të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë serbët nuk janë kthyer asnjëherë për të jetuar në ato shtëpi. Përkundrazi, disa familje serbe i kanë shitur shtëpitë e ndërtuara me mjetet e buxhetit të Kosovës.

Në Frashër të Mitrovicës jeton vetëm një familje serbe, ajo Joviq, ndërsa 134 familje të tjera serbe jetojnë në Zveçan. /Zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz