BallinaLajmeSelmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka...

Selmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka vend për habi

Të ngjajshme

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me skandalin e fundit që ka shpërthyer në vend lidhur me ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ku protagonist është ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Selmanaj ka thënë se s’ka vend për habi, duke thënë se Kurti kishte glorifikuar Gjingjiqin dhe se kishte heroizuar Ivanoviqin.

Gjithashtu Selmanaj ka përmendur bisedën e Kusari-Lilës me Millan Radojiqiqin. Sipas Selmanajt, edhe ekspozita me të dhëna të gabuara nuk është e rastësishme.

“Këto zhvillime janë pjesë e një agjende të mirëplanifikuar për rishkrimin e së vërtetës historike që ka përjetuar populli ynë dhe për ndërtimin e një narrative që dëmton rëndë interesin kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se edhe beteja e LVV’së me Listën Serbe është pjesë e së njejtës agjendë.

Postimi i plotë:

 Nuk ka vend për habi.

Glorifikimi i figurës së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, nga Albin Kurti;

Heroizimi i një të dënuari për krime lufte ndaj shqiptarëve, Oliver Ivanoviq;

Narrativa e vazhdueshme e Albinit dhe e LVV-së se edhe UÇK-ja ka kryer krime në Kosovë;

Koordinimi, përmes telefonit, i Mimoza Kusarit me kriminelin Milan Radojqiq; si dhe

Ekspozita e fundit e Shkëlzen Gashit dhe bashkëpunëtorëve të tij në sheshin kryesor të kryeqytetit të financuar nga paratë e shtetit,

Nuk janë të rastësishme.

Këto zhvillime janë pjesë e një agjende të mirëplanifikuar për rishkrimin e së vërtetës historike që ka përjetuar populli ynë dhe për ndërtimin e një narrative që dëmton rëndë interesin kombëtar të Kosovës.

Kjo narrativë e rrezikshme synon relativizimin e krimeve, zbehjen e sakrificës së popullit tonë dhe krijimin e një barazimi të papranueshëm mes agresorit dhe viktimës.

P.S. Edhe e ashtuquajtura “betejë” me Listën Serbe është pjesë e të njëjtës agjendë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz