Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë
Selin, ka folur së fundmi në BBV Radio, ku ka ndarë reflektimet e saj mbi rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse pranon se do të ishte mërzitur nëse nuk do të renditej e para, ajo thekson se ndihet fituese në mënyrën e saj.
Sipas Selinit, fitorja nuk lidhet vetëm me çmimin monetar apo vendin e parë, por me gjithçka që ka përjetuar dhe dhënë gjatë këtij eksperimenti social. “Mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim,” është shprehur ajo, duke nënvizuar se nuk ka kursyer asgjë nga vetja dhe është përballur me çdo situatë që i është dalë përpara.
Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së saj, Selin ia kushtoi edhe jetës personale.
Ajo u shpreh se BB”-ja më e madhe për të është jashtë shtëpisë, duke iu referuar partnerit të saj, Gimbo, marrëdhënia me të cilin nisi brenda ambienteve të BBVA.

Lexo edheÇka ndodhi? Arjan Konomi shpërthen ndaj Shëndritit
”Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim. E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur. Kështu që mendoj se ndoshta nuk fitoj një vlerë monetare por dal e fituar nga ky edicion”
Selin la të kuptohet se, pavarësisht rezultatit final, ajo largohet nga ky edicion me ndjesinë e një fitoreje personale. Për të, rrugëtimi, sfidat dhe mënyra si i ka përballuar ato kanë më shumë peshë sesa çdo çmim material.














