back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSelimi thotë se Kadri Veseli e di gjithë të vërtetën për “Syrin...

Selimi thotë se Kadri Veseli e di gjithë të vërtetën për “Syrin e Popullit”

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur për akuzat e Veselit në Kuvend në adresë të krerëve të Vetëvendosjes.

Selimi, ka thënë se opozita ditën e zgjedhjes së Kurtit kryeministër nuk dha shenja se do të jetë serioze.

“Ata përsëriten vetën atë ditë. Ishte e njëjta temë e caktuar që përsëritej nga secili prej tyre. Siç po duket ata do të përsëritin vetveten edhe në të ardhmen”.

Duke folur për akuzat që bënë deputetët e PDK-së në adresë të Vetëvendosjes për “Syrin e Popullit”.

“Nuk është hera e parë që kam dëgjuar. Vetë zoti Veseli e di të vërtetën e “Syrit të Popullit” dhe ai e di që nuk është ashtu, sidoqoftë kjo do të jetë retorika e opozitës në këtë mandat. Vetëvendosje s’ka të bëj me Syrin e Popullit”.

Selimi thotë se në Kuvend nuk kishte vetëm akuza por edhe kërcënime ndaj Vetëvendosjes.

“Veseli tha “do të flasim për Astrit Deharit, për SHIK-un, atë këtë”. Ai nuk duhet të kishte kërkuar të flasim por të veprojmë”.

I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se megjithatë do të del e vërteta e Astrit Deharit dhe do të del edhe e vërteta e “Syrit të Popullit”.

“Institucionet shtetërore nën udhëheqjen e Kurtit do të veprojnë për dallim që nuk kanë vepruar nga e kaluara”, tha ndër të tjera Selimi në një emision në Dukagjini.

Të Fundit

Sport

ShowBiz