back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeSelimi thotë se deputetë të PDK-së e të Nismës do të votojnë...

Selimi thotë se deputetë të PDK-së e të Nismës do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, në Interaktiv ka thënë se ka deputetë të koalicionit PAN që janë të gatshëm të japin votën e tyre për rrëzimin e qeverisë.

“Ka njerëz të gatshëm brenda koalicionit qeverisës që janë të gatshëm të japin votën për mocionin. Nuk po i referohem Listës Serbe, por të partive të koalicionit PAN. Nuk janë të AAK-së. Janë deputetë të ndryshëm që ia duan të mirën Kosovën”, u shpreh Selimi në Interaktiv të KTV-së.

Tutje, ai tha se partia e tij nuk ka xhelozi ndaj Qeverisë Haradinaj, por thotë se nuk mund të pranojnë korrupsionin e nepotizmin e mbështetur nga kjo qeveri.

“Po të kishte veprime të mira, do ta mbështesnim këtë Qeveri, siç kemi bërë për ushtrinë e për taksën për produktet serbe. Nuk e xhelozojmë kryeministrin, por as nuk heshtim kur shohim se korrupsioni ka shkuar në shkallë të lartë, e as për nepotizmin që ata e mbështesin”, theksoi ai.

Selimi tha se të gjithë faktorët në Kosovë, edhe vendorë edhe ndërkombëtarë, po pajtohen se vjeshta do të sjellë të reja në vend.

“Të gjithë, janë të akorduar se vjeshta sjell dinamika të reja, që nuk mund të përjashtohen as zgjedhjet. Jam goxha i bindur se do të ketë zgjedhje këtë vit. Prolongimi i zgjedhjeve mund të shkojë maksimumi 3 muaj”, tha deputeti i LVV-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz