back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeSelimi: Prokuroria po kërkon të na e ndalojë përgjithmonë kthimin në Kosovë,...

Selimi: Prokuroria po kërkon të na e ndalojë përgjithmonë kthimin në Kosovë, por sërish do ta bëja të njëjtën gjë

Të ngjajshme

Pep Guardiola nderon James Milner: Ka arritur rekordin e ndeshjeve në Premierligë, është e pabesueshme

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin...

Koloneli Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ndryshim vendimtar për rajonin

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me...

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të...

Dy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea – Burnley

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Wesley Fofana, ka denoncuar mesazhet raciste...

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi deklaroi pafajësinë në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë dhe tha se “sot do ta bëja sërish të njëjtën gjë”.

Selimi tha se Prokuroria e Specializuar po kërkon që të mos e lë atë dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së të kthehen më në Kosovë.

Ai tha se vetëm drejtësia do t’i kthejë ata në atdhe.

“Prokuroria në dosjen e saj përfundimtare kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa në thelb synojnë të na e ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria do të duhet ta kishte kuptuar se kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta japë edhe jetën sa herë që do të kërkohej nga unë”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz