back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeSelimi, nga Haga: Unë besoj shumë në pafajësinë e Rexhës dhe të...

Selimi, nga Haga: Unë besoj shumë në pafajësinë e Rexhës dhe të shokëve të tij

Të ngjajshme

Vini Jr me një “golazo” ndaj Benficës

Real Madridi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Benficës. Është...

Alarm te PSG-ja, lëndohet Dembele

Futbollisti i PSG-së, Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim...

Deputetja Shqipe Selimi po qëndron në Hagë, për të mbështetur bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.

Ajo uroi 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se gjykimi ka qenë një maratonë e gjatë,.

Dy vite kemi qenë në pritje pa një aktakuzë konkrete. Tani jemi në fazën përfundimtare, në mbylljen e këtij procesi. Nesër pres dhe besoj që të katërtit ta shfrytëzojnë të drejtën dhe të kenë nga një fjalë përfundimtare rreth këtij procesi. Por, mendoj se nuk mund ta thonë atë që mendojnë vërtet rreth kësaj gjykate për arsye të penalizimit. Kjo prokurori nuk ka treguar shembuj konkret të mirë që është në anën tonë, përkundrazi. Ata kanë paragjykuar dhe po paragjykojnë të drejtën tonë për liri.

Ajo u shpreh se nuk pret asgjë më të mirë nga kjo prokurori, pasi ata kanë pretenduar dhe vazhdojnë të pretendojnë njëjtë për këtë proces.

Selimi tha se pret nga gjyqtarët që të mos ndikohen nga fjalët e prokurorëve që, sipas saj, kanë shpifur duke u bazuar në dosjet që kanë marrë nga Serbia.

Ajo tha se vizitat nuk po iu mjaftojnë që të çmallen me Rexhën.

“Rexha mbahet i fortë. Nuk dorëzohet as nuk ankohet. Unë besoj shumë në pafajësinë e tij dhe të shokëve të tij, dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehen në Kosovë”, përfundoi Selimi./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz