BallinaLajmeSelimi: Mbi një trup të përkulur si të Thaçit kalon shumëçka

Selimi: Mbi një trup të përkulur si të Thaçit kalon shumëçka

Të ngjajshme

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke iu referuar fjalimit të Presidentit Hashim Thaçi dje në Tiranë, ka thënë se kufijtë e Kosovës qenkan në rrezik sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur mund të kalojë shumëçka.

Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, Presidenti Thaçi ka thënë se pa kaluar mbi trupin e tij, nuk do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Thënia së cilës i është referuar pjesërisht Thaçi është ‘pa kaluar mbi trupin tim të vdekur’”, ka shkruar Selimi në Facebook.

“Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”.

“Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Selimi në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz