Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli në pikë ndalimi, tek i dyshuari – drejtues i një motoçiklete – është gjetur një sasi prej 12.82 gramësh substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Pas këtij zbulimi, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar 258.46 gramë substancë e dyshuar marihuanë, 6.82 gramë substancë e dyshuar kokainë, katër peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë dhe një lugë e vogël, që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen dhe ndarjen e substancave narkotike.
Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe motoçikleta e përdorur nga i dyshuari, një telefon celular, para kesh në vlerë prej 10,935 euro, 10 franga zvicerane, si dhe 2,000 lekë shqiptare.
Pas intervistimit në prani të avokatit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike” dhe po trajtohet nga organet kompetente.