back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skender Hysenin

Sekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skender Hysenin

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenin, mësohet nga burime diplomatike në Washington.

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni ka udhëtuar të dielën për në Washington, për të biseduar me zyrtarë amerikanë për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori Hyseni ka thënë se do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Por, njeriu i parë i politikës së jashtme amerikane nuk ka pranuar të takojë Koordinatorin Hyseni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin synuar t’i japin dinamikë dhe energji të re dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me angazhim të drejtpërdrejtë të vet presidentit Trump i cili kishte dërguar dy letra me të cilat ftonte presidentët e Kosovës dhe të Serbisë për marrëveshje.

Presidenti Trump kishte caktuar edhe një të dërguar special për dialogun. Kjo hasi në kundërshtimin e shteteve të Bashkimit Evropian që insistuan në mbajtjen e dialogut në duart e tyre, edhe përkundër faktit që procesi kishte ngecur për kohë të gjatë për shkak të mos-angazhimit të mjaftueshëm të shteteve anëtarë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz