BallinaSekretari i NATO-s: Muslimanët janë viktimat që preken më shumë nga terrorizmi

Sekretari i NATO-s: Muslimanët janë viktimat që preken më shumë nga terrorizmi

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se muslimanët janë viktimat që preken më shumë nga terrorizmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në një deklaratë për mediat para takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) ka theksuar se sulmet terroriste në Paris nuk janë vetëm kundër të pafajshmëve, por në të njëjtën kohë edhe kundër demokracisë së NATO-s dhe të BE-së si dhe kundër vlerave themelore të lirisë dhe shoqërisë së hapur.

Ai theksoi se është e rëndësishme të rikujtohet se sulmet terroriste në Paris nuk janë një kufi mes perëndimit dhe botës islame. “Muslimanët në luftën kundër terrorizmit ndodhen në vijën e parë dhe ato janë viktimat kryesore të terrorizmit”, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas tij, terrorizmi ashtu siç e kemi vërejtur në Bejrut, Ankara dhe në rrëzimin e avionit rus nuk bën dallime të fesë dhe kombësisë.

Më tej Stoltenberg tha lufta kundër terrorizmit është komplekse dhe e vështirë. Për këtë arsye, siç potencoi ai, është e nevojshme të vazhdohen përpjekjet ushtarake dhe diplomatike me një qasje gjithëpërfshirëse.
(AA)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz